Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça dominuese në La Liga gjatë vitit 2018

Pavarsisht se nuk ka shkëlqyer në arenën europiane, Barcelona ka qenë padyshim dominuese e La Ligas gjatë gjithë vitit 2018. Titulli i sezonit 2017-2018 ishte gjithashtu i treti për blaugranat, në 4 vitet e fundit.

Në këto 12 muaj, në La Liga janë luajtur 38 ndeshje, aq sa dhe një kampionat. Dhe Barcelona është normalisht “kampione” e kësaj kategorie”, ku nga 114 pikë të mundshme, ka grumbulluar 85, e ndjekur nga Atletico me 77 dhe Reali me 74. Më shumë se 100 gola të shënuar, me Leo Messin që ka realizuar 34 prej tyre, ndërkohë Luis Suarez mban vendin e dytë me 25.

Ylli argjentinas, njëkohësisht kapiten i skuadrës së Valverdes, kryeson renditjen e assisteve, me 16 të dhënë në total për shokët e skuadrës.Nga ana tjetër, rivalët e përjetshëm të katalanasve, Reali i Madridit, megjithëse fitoi Champions League për të tretin vit rradhazi, ka vuajtur shumë në kampionat, ku dhe aktualisht gjendet në vendin e 4, me 8 pikë më pak se Barça, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Barcelona do të synojë të vazhdojë formën e mirë në La Liga, edhe gjatë vitit të ardhshëm, por gjithashtu ekipi blaugranas do të provojë të arrijë maksimumin edhe në zonën evropiane, ku ka qenë gjithashtu fituesja e fundit e Champions, përpara dominimit të Realit.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...