Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça duhet të ulë pagat, PSG e M.City tentojnë Messin!

Lionel Messi do Barcelonën, Barcelona do Lionel Messin, por rinovimi i kontratës nuk po vjen. Tratativa, është ngadalësuar nga impenjimi i Argjentinasit në Copa America, por mbi të gjitha nga problemet ekonomike të klubit, dhe tani shtohet një faktor tjetër, presioni që po ushtron La Liga ndaj Barcelonës për të reduktuar në mënyrë drastike zërin e pagave. Në këtë mënyrë Paris-Saint Germain dhe Manchester City, por provojnë sërish të arrijnë te Messi.

Sipas raportimeve të ndryshme nga mediat spanjolle, La Liga i kërkuar Barcelonës që të kalojë nga 347 milionë eurot që paguan aktualisht në vit për pagat e lojtarëve, në një shpenzim prej rreth 160 milionë eurosh, një reduktim drastik që i ka detyruar të bëjnë zgjedhje si ajo për ti dhënë lejen e largimit Pjanic, duke e lënë të ikë gratis vetëm për të mos i paguar rrogën. Në këtë kontekst hyn dhe rinovimi i Messit, për të cilin Liga i ka komunikuar Barcelonës se nuk dëshiron të bëjë përjashtime, nuk ka rëndësi nëse një fenomen si argjentinasi lë Spanjën pasi ka më shumë rëndësi, stabiliteti ekonomik i sistemit futbollistik në vend.

Për tifozët blaugrana rikthehen ankthi pasi kanë frikë se rinovimi nuk do të vijë, aq më tepër që si Psg ashtu dhe Manchester City, sic shpjegon e përditëshmja Mundo Deportivo, ende nuk kanë hequr dorë nga ëndrra Messi. Parizienët duan ta vënë përkrah Neymar që dëshiron të ribashkohet me mikun e tij, ndërkohë që në Manchester dyshja Guardiola-Soriano që në verën e kaluar kishin gjetur një akord me argjentinasin, kur Messi kërkoi të lihej i lirë nga Barcelona pas prishjes së raportit me Bartomeun.

Gjithsesi vlen të shpjegohet se për të ardhmen e Messit Barcelona është e favoprizuar, si për dashurinë e Messit për fanellën  blaugrana, ashtu edhe për faktin se edhe pse Psg po ndërton një skuadër ëndrrash, pa lamtumirën e Mbappe, afrimi i Messit është i vështirë edhe për Al Khelaifin, ndërsa City duket se ka marrë të tjera vendime për sa i përket projektit sportiv.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...