Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça e bleu 41 milionë euro, Malcom drejt largimit

Te Barcelona afrimet gjatë merkatos së verës duket se janë kthyer në një çështje. Përveç Arturo Vidalit, i cili së fundmi duket se ka shprehur pakënaqësi për minutat e pakta në fushë, një tjetër problem te katalanët është Malcom. Edhe braziliani, i transferuar nga Bordeaux për 41 milionë euro, nuk ka gjetur hapësira në skemat e Valverdes dhe aventura e tij te kampionët në fuqi të La Ligas mund të mbyllet shumë shpejtë. Për 21-vjeçarin ka shprehur interes Tottenhami, që mund të ofrojë deri në 50 milionë euro për shërbimet e tij. Para se të tansferohej te Barcelona, Malcom ishte shumë pranë Romës, ndërkohë që edhe Interi dhe Arsenali kishin shprehur interes për të.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...