Futboll

Barça e bleu për 31 mln, “pasardhësi” i Ronaldos rikthehet në atdhe

Barcelona pagoi 31 milionë euro në arkat e Bragës, për të marrë kartonin e talentit Francisco Trincao, që atëherë konsiderohej si pasardhësi i Cristiano Ronaldos, megjithatë dy vite më vonë, shpenzimi nuk është justifikuar aspak.

Pas një sezoni pa shkëlqim në “Camp Nou”, katalanët e huazuan këtë vit te Wolves në Premier League, por edhe këtu 22-vjeçari nuk ia doli të lërë gjurmë, duke shënuar vetëm dy gola në 27 ndeshje.

Natyrisht rikthimi te Barcelona është i pamundur, ndaj Trincao ka zgjedhur t’i bashkohet Sportingut të Lisbonës në atdheun e tij, për të kaluar një tjetër sezon në huazim.

Te klubi kryeqytetas, Trincao do të gjejë edhe Ruben Amorim, trajnerin që e lancoi te Braga dhe që ia njeh mirë cilësitë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency