Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça e dinte që në korrik për Messin, Pep në Spanjë, Neymar e Di Maria e thërrasin …

Informacionet mbi të ardhmen e Leo Messit kanë eklipsuar të gjitha lajmet sportive në botë. Dërgimi i faksit nga avokatët të sulmuesit argjentinas, të martën e kaluar,  rezultoi një “bombë” që kapi të papërgatitur shumë njerëz, sidomos tifozët e Barcelonës, që as nuk e mendonin që kapiteni do të mund të largohej nga “Camp Nou” këtë verë. Por e vërteta është se drejtuesit e Barcelonës e dinin të paktën që nga korriku se 6 herë fituesi i “Topit të Artë” do të largohej nga klubi ku ka shkruar historinë e futbollit.

Burofaksi la pa fjalë tifozët e Barçës, por jo drejtuesit e klubit katalan. Messi dhe përfaqësuesit e tij e kishin bërë të qartë javë më parë (të paktën një muaj e gjysmë më parë), se argjentinasi nuk do të vazhdonte te Barça dhe se ky ishte sezoni i tij i fundit. Ai u kishte thënë atyre se nuk po e zgjaste kontratën. Karriera e tij e suksesshme si një lojtar i Barçës kishte marrë fund.

Drejtuesit e dinin, sepse, përveç kësaj, mesazhi u transferua në më shumë se një rast, por të gjitha kontaktet kishin qenë joformale dhe largimi i kapitenit kërkonte një dokument zyrtar dhe ligjor dhe kështu avokatët e tij dërguan burofaksin e fundit, të martën.

Sidoqoftë, te Barça pohojnë se Messi nuk mund të largohet. Ata këmbëngulin se ai ka kontratë dhe nuk njoftoi për largimin e tij para 10 qershorit.

Nga kjo situatë po tentojnë të përfitojnë klubet të ndryshme europiane (Inter, Manchester City, PSG …) për të siguruar shërbimet e lojtarit më të mirë në planet në 15 vitet e fundit. Më i favorizuari duket Manchester City, me mediet spanjolle që kanë zbuluar praninë e Pep Guardiolës në Spanjë. Kuptohet që trajneri spanjoll do të bëjë ç’është e mundur për ta bindur 33-vjeçarin që të transferohet në Premier League.

Nga ana tjetër, po del fuqishëm në skenë PSG. Al Khelaifi dëshiron të formojë një “tredhëmbësh” të frikshëm në sulm, Neymar-Messi-Mbappe, ndaj ka futur në skenë O’Neyn dhe Di Marian, për të bindur argjentinasin. Të dy lojtarët e kampionëve të Francës mësohet se kanë telefonuar “Pleshtin”, me të cilin kanë biseduar për minuta të tëra, për ta bindur që të pranojë ofertën e PSG-së.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...