Lajme

Barça eliminohet nga Kupa e Mbretit, Ansu Fati dëmtohet sërish

Ansu Fati ka pësuar dëmtimin e radhës. Talenti i Barcelonës u rikuperua më 11 janar dhe dje u fut në fushë në pjesën e dytë në takimin e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbao, sfidë që baskët e fituan 3-2 pas kohës shtesë.

19-vjeçari pësoi një tërheqje muskulore dhe në minutën e 96-të u largua nga fusha mes lotësh për t’i lënë vendin Sergino Dest. Ky është dëmtimi i katërt sezonal për lojtarin ofensiv.

 

Ansu Fati ka humbur 65 ndeshje me Barcelonën si pasojë e dëmtimeve të shpeshta. Shokët e skuadrës nxituan për ta inkurajuar në momentin që ai doli nga fusha, teksa trajneri Xavi shpreson që ky dëmtim të mos e mbajë shumë kohë larg fushave.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency