Barcelona është kampionia në fuqi e Spanjës teksa edhe këtë sezon blaugranat e trajnerit Xavi Hernandez do të mundohen të mbrojnë fronin e të lejnë pas Real Madrid. Për ish-futbollistin e Valencias, Gaizka Mendieta janë pikërisht katalanasit favoritët për trofeun e LaLigas. Nga ana tjetër, Mendieta shprehet se Yamal do të jetë zbulimi i vitit.
“Mendoj se Barcelona është favorite për titullin në LaLiga. Skuadra është përmirësuar nga sezoni i kaluar, edhe pse shoh një garë të fortë me dy madrilenët, Real dhe Atletico.
Lexoni edhe:
- Tjetër goditje nga Arabia, sulmuesi i Atl. Madrid feston ditëlindjen dhe firmos me Al-Shabab
- Mungon Fullkrug, trajneri Flick rikthen pas 9 muajsh sulmuesin e Bayern-it
- Një pikë në katër ndeshje, Lens zyrtarizon sulmuesin e Leicester
- Shpenzimet në merkato, Premier League sa katër ligat e tjera kryesore të marra së bashku
Si zbulimin e këtij viti shoh Lamine Yamal, është vetëm 16-vjeçar dhe është një lojtar i pabesueshëm. Ka një kapacitet të jashtëzakonshëm sa i takon aftësisë për të kuptuar pozicionin e tij në fushë”, u shpreh Mendieta.
