Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça fiton edhe pa Messin, Malaga humb shpresat për qëndrim

Pa Lionel Messin, që ndenji në shtëpi për të shijuar ardhjen në jetë të fëmijës së tij, Ciro, Barcelona vijoi ecurinë pozitive, duke marrë një fitore 0-2 në transfertën ndaj Malagas së vendit të fundit.

Suarez dhe Coutinho shënuan dy gola të shpejtë për skuadrën e Valverdes, ndërsa në minutën e 30 Malaga mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Garcia, për një faull të rëndë ndaj Jordi Albës.

Në minutat në vijim, Barcelona menaxhoi mirë lojën, teksa krijoi edhe disa mundësi të mira shënimi, por që nuk i konkretizoi si duhet. Nga ana tjetër, Malaga pa t’i veniten shanset për të qëndruar në La Liga, teksa tani Levante e vendit të 17 është plot 11 pikë para.

Me këtë 3-pikësh, Barcelona shkon në kuotën e 72 pikëve, në krye të renditjes dhe përkohësisht ka një distancë prej 11 pikësh me Atleticon e Madridit, që e ndjek.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...