La Liga

Barça fiton një derbi të tensionuar dhe shtyn Espanyolin drejt Segunda Division

Barcelona fitoi derbin e Kataluniës me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të uruguaianit Luis Suarez, duke vulosur rënien në Secunda Division të Espanyolit.

Në një përballje shumë të tensionuar, për shkak të pozitave në renditje të Espanyolit Barça u shfaq zot i fushës së “Camp Nou”-t, duke kontrolluar sferën në 3/4-tat e ndeshjes.

Megjithatë qarkullimi i dendur i topit nuk u konkretizua në raste pasi blaugranat goditën vetëm dy herë kuadratin dhe shënuan një gol me Suarez në minutën e 56′, që pati vlerën e tre pikëve.

Vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën takimin me 10 futbollistë pasi Ansu Fati në minutën e 50′ dhe Lozano në të 53-tën u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Me tre pikët e sotme Barça shkon përkohësisht -1 nga Reali dhe provon të vërë në presion madrilenët, ndërsa Espanyol mbetet në vendin e fundit me 24 pikë dhe vetëm matematika e mban ende në La Liga.

Në sfidat e tjera të kampionatit spanjoll, Villareali mposhti Getafen 1-3 dhe blindoi pozitat në zonën europiane, ndërsa Betis triumfoi 3-0 ndaj Osasunës, duke iu larguar përfundimisht zonës së ftohtë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency