Edhe pse me Ronald Koeman është një futbollist në qëndër të projektit dhe po luan rregullisht, Barcelona mund të shesë Philippe Coutinhon në merkaton e janarit. Braziliani ka bërë paraqitje të mira me blaugranat gjatë kësaj periudhe dhe ka rritur vlerën e tij në treg. Drejtuesit e Barçës do të synojnë të përfitojnë një shifër të konsiderueshme nga shitja e 28-vjeçarit për të cilin kanë shpenzuar 145 milionë euro për ta blerë nga Liverpooli. Barcelona kërkon të arkëtojë 70 milionë euro nga shitja e Coutinhos i cili mund të jetë opsion i mirë në merkaton e dimrit sidomos për klubet angleze ndërkohë që edhe Juventusi mund ta tentojë blerjen e tij.
