Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça “harron” Championsin, Reali zhgënjen ndaj Sociedadit

Pasi i dha lamtumirën Ligës së kampionëve në mënyrë befasuese, Barcelona u rikthye në fushë pasditen e sotme në “Camp Nou”, përballë Getafes në kampionat, ku edhe triumfoi me rezultatin 2-0.

Me katalanët tashmë të shpallur kampionë, kjo ndeshje vlente vetëm për moral, por trajneri Valverde e kishte vlerësuar maksimalisht, duke hedhur në fushë një pjesë të madhe të titullarëve.

Arturo Vidal shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e 36’ të sfidës dhe Lionel Messi mbylli llogaritë e ndeshjes në minutën e 89’, ndërsa vlen të theksohet se kjo humbje i kushtoi shtrenjtë Getafes, që u parakalua nga Valencia në garën për një vend në zonën Champions.

Një tjetër sfidë interesante e javës së parafundit të La Ligas, ishte ajo e “Wanda Metropolitana”-s, mes Atleticos së Madridit dhe Sevillas, e cila përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh, me anë të Koke në minutën e 35-të, ndërsa andaluzianët rikthyen baraspeshën në minutën e 70’, pas golit të Sarabrias.

Edhe kjo sfidë kishte vlerë vetëm për miqtë, që janë ende në garë për një vend në zonën Champions, ndërsa Atletico e Madridit e ka siguruar tashmë vendin e dytë në renditje.

Reali i Madridit pësoi humbjen e 11 radhazi në këtë sezon, teksa u mposht me rezultatin 3-1 në transfertën baske ndaj Real Sociedadit. Skuadra e Zinedine Zidane e nisi ndeshjen mirë, duke kaluar në avantazh me anë të Brahim Diaz në minutën e 6’, por vendasit barazuan 20 minuta më vonë, me anë të Merinos.

Për ta komplikuar mbrëmjen e madrilenëve, mendoi qendërmbrojtësi Vallejo në minutën e 39’, i cili shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Realin me 10 futbollistë në fushë. Megjithatë 11-metërshi nuk u shndërrua në gol, por Real Sociedad arriti të shënojë dy herë të tjera në pjesën e dytë, me anë të Zaldua në të 57-ën dhe Muguruza në të 67-ën, duke vulosur suksesin.

Përballja direkte për mbijetesën, mes katalanëve të Gironës dhe valencianëve të Levantes, përfundoi 1-2 për këta të fundit, që tashmë siguruan edhe matematikisht qëndrimin mes më të mirëve të Spanjës.

Gjithçka në këtë takim u zhvillua në pjesën e dytë, teksa në minutën e 60’ ishte uruguaiani Stuani, që kaloi Gironën në avantazh. Megjithatë reagimi i Levantes ishte i menjëhershëm dhe Morales riktheu baraspeshën vetëm dy minuta më vonë. Golin e fitores për skuadrën valenciane e shënoi mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, në minutën e 85-të të ndeshjes.

Pas eliminimit nga Europa League, me dy humbje përballë Arsenalit, Valencia reagoi mirë në kampionat, ku mori fitoren e dytë radhazi dhe një javë para fundit të kampionatit, e sheh veten në zonën Champions.

Skuadra e drejtuar nga Marcelinho e pa veten në disavantazh në minutën e 12’, pasi Alaves shënoi me anë të mbrojtësit Navarro. Megjithatë Soler dhe Santi Mina shënuan në minutat 29’ dhe 34’, duke kthyer epërsinë te Valencia, ndërsa Kevin Gameiro vulosi suksesin në pjesën e dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...