Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça-Inter, bisedime për një shkëmbim të dyfishtë

Xavi Hernández vazhdon të insistojë në konferencat e tij për shtyp se është i kënaqur me skuadrën aktuale për të garuar deri në fund të sezonit, por merkatoja dimërore është e hapur dhe te Barcelona ata janë të gatshëm të përfitojnë në rast se shfaqet ndonjë mundësi për të përforcuar skuadrën.

Në këtë skenar, në Itali sigurojnë se Barça ia ka bërë një propozim shkëmbimi Interit me protagonistë mesfushorët Marcelo Brozovic (30 vjeç) dhe Franck Kessie (26 vjeç). Këtë e raporton “Sky Sport”, duke detajuar se klubet janë në pritje të bisedës me lojtarët për të zbuluar synimet e tyre në lidhje me këtë operacion.

Një nga faktorët që duhet marrë parasysh në këtë shkëmbim hipotetik është se Brozovic aktualisht është i dëmtuar në ije, problem që iu shkaktua në Botërorin e Katarit dhe kjo e vështirëson realizimin e transferimit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, gazetari Gerard Romero foli për këtë shkëmbim të mundshëm mes Kessie-t dhe Brozovicit. I njëjti gazetar theksoi mbrëmë se Barça dhe Interi kanë vënë në tavolinë edhe shkëmbimin mes Memphis Depay dhe Joaquín Correas, ky i fundit sulmues i skuadrës zikaltër me kontratë deri në vitin 2025. Holandezin e kërkon edhe Atlético e Madridit. Barça kërkoi nga klubi bardhekuq Yannick Carrascon në këmbim të Memphis, por palët nuk ranë dakord.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...