Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça-Inter, takime sekrete për Rakitic, palët pranë marrëveshjes

10 milionë euro mbajnë larg marrëveshjen mes Interit dhe Barcelonës për transferimin e Ivan Rakticit në Serinë A. Pasi arriti të bindte Diego Godinin, që në fund të sezonit do t’i japë lamtumirën Atleticos së Madridit, klubi zikaltër po bën të pamundurën për të afruan në Milano një mesfushor klasi, si Rakitic, çka do të thotë se ka rënë pista “Modric”. Barcelona kërkon 45 milionë, por Interi ofron deri 35 milionë.

Por si mund të gjendet gjuha e përbashkët? Duke përfshirë në marrëveshje bonuset, që do të kënaqnin kërkesat e “blaugranave”. Më 10 mars Rakitic mbush 31-vjeç. Kroati ka kontratë me Barcelonën deri në verë të vitit 2021, me një pagë 5.5 milionë euro në sezon.

Ziklatrit i ofrojnë bashkëpunim 3-vjeçar, pra mesfushori nënkampion botë do të siguronte një kontratë të mirë deri në vitin 2022.

Takimet sekrete të Piero Ausilios dhe Beppe Marottas kanë hedhur bazat për një marrëveshje përfundimtare, që mund të mbyllet për 40 milionë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...