“Yjet” e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez, u fotografuan duke shijuar një darkë së bashku në Ibiza, ku po kalojnë pushimet me familjet e tyre.
Argjentinasi dhe Uruguaiani u takuan në një jaht të luksos të premten me bashkëshortet dhe fëmijët, duke shfrytëzuar në maksimum disa ditë pushim që kanë marrë para se të rikthehen në stërvitje për Championsin.
Bashkëshortja e Suarezit, Sofia Balbi, ka hedhur në Instagram disa foto nga dark së konsumuar pa praninë e fëmijëve.
