Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça kërkon te Liverpooli, zëvendësuesin e Luis Suarezit

Pasi bleu Philippe Coutinhon në muajin Janar, Barcelona po shikon sërish drejt organikës së Liverpoolit, për të përforcuar skuadrën me një tjetër element të rëndësishëm.

Klubi katalan po kërkon një zëvendësues për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez dhe pasuesi ideal mendohet të jetë pikërisht braziliani i “the reds”, Roberto Firmino.

Ky i fundit është një qendërsulmues modern, që di të luajë mjaft mirë afër portës, por është edhe shumë teknik, ndërsa mund të vërë në kushte ideale edhe Lionel Messin, ashtu siç ka bërë me Salah te Liverpooli.

Gjithsesi, sulmuesi brazilian ka një kontratë 5-vjeçare me Liverpoolin dhe prishja e saj do të kushtonte shumë shtrenjtë për Barcelonën, megjithatë katalanët duken të gatshëm të plotësojnë kërkesat e klubit nga “Anfield Road”.

Kjo pasi Suarez tashmë 31-vjeçar, ka pasur një rendiment në ulje nga sezoni në sezon dhe këtë vit po vuan edhe dëmtime të shpeshta, përveç numrit të golave, që po vjen në rënie, ndaj drejtuesit e kanë të qartë që ka ardhur koha për një tjetër sulmues.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...