Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça kërkon të mbyllë sa më shpejtë çështjen titull, Sociedad pengesa e rradhës!

Barcelona vazhdon të bëjë përpara pa shumë zhurmë dhe klubi katalanas vijon të mbajë të gjalla shpresat për të kompletuar “tripletën”, mundësi që në të njëjtën kohë në kontinentin e vjetër e ka gjithashtu edhe ekipi i Ajaxit të Amsterdamit. Të udhëhequr nga Lionel Messi futbollistët e skuadrës blaugrana futën menjëherë në librin e rekordeve trajnerin e ri të Manchester United Ole Gunnar Solksjaer, duke i shkaktuar “Djajve të Kuq” humbjen 4-0 në rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve, disfata më e rëndë në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë për United në gjithë historinë e Kupave të Europës. Messi tundi dy herë rrjetën në atë takim dhe sulmuesi argjentinas u ngjit në kuotën 10 të golave në Champions. Janë plot 43 gola të shënuar nga numri 10 i Barçës në këtë sezon dhe natyrisht me një ritëm të tillë Leo është shkëputur akoma më tepër edhe nga ndjekësi i tij më i afërt Kylian Mbappe, kështu që mundësitë janë vërtet shumë të mira që Messi këtë herë të fitojë përvec “Këpucës së Artë” edhe “Topin e Artë”.

Kur mbeten edhe vetëm 6 javë deri në përfundim formacioni i drejtuar nga Ernesto Valverde ka plot 9 pikë avantazh kundrejt kundërshtarit më të afërt, që për të dytin vit radhazi nuk është Reali i Zizou-së, por bëhet fjalë për Atleticon e Diego Simeones, skuadër të cilën Barca e mposhti dy javë më parë pikërisht në Camp Nou. Të shtunën në mbrëmje në orën 20:45 “tempullin katalanas” e viziton Reali i Sociedad-it. Në fundin e vitit të kaluar drejtuesit e klubit bask shkarkuan trajnerin Asier Garitano dhe rikthyen në stol 47-vjeçarin Imanol Alguacil. Te miqtë shumë lojtarë janë në dyshim për këtë takim, për shkak të problemeve fizike, ndërkaq Barcelona në krahun tjetër do të bëjë çmos për të siguruar 3 pikët e rradhës, pasi në mesjavë në kalendar është ndeshja me Deportivo Alaves-in, prandaj është rasti për të siguruar pikët e nevojshme, për të shkuar në këtë mënyrë sa më të qetë në sfidën më të fortë të sezonit, atë ndaj Liverpoolit në Camp Nou në fund të këtij muaji.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...