Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Barça kualifikohet si e para, Interi ngjitet i dyti, Liverpool-Napoli ndajnë pikët

27 gola në mbrëmjen e 27 nëntorit në Champions League. Në raundin e 5-të të ndeshjeve në grupet E, F, G dhe H, spikasin fitoret e Barcelonës dhe Interit në grupin F me të njëjta shifra 3-1. Barça mposhti Dortmundin në Camp Nou me golat e 3 fantastikëve Suarez, Messi e Griezmann duke siguruar jo vetëm kualifikimin matematikor por edhe vendin e parë. Golin e vetëm për Dortmundin e realizoi talenti anglez Sancho. 1-3 fitoi në Pragë ndaj Slavias vendase falë një super paraqitjeje të dyshe Lukaku-Lautaro. Belgu gjeti golin e tij të parë në Champions League me zikaltrit ndërsa dha edhe 2 asist, goditi dhe një traversë si dhe iu anuluan edhe dy gola, njëri prej tyre i rregullt por anulua për një kontakt të De Vrij me Olayinkan me gjyqtarin polak Marciniak që kthehu lojën pas dhe akordoi 11-metërsh për çekët penallti e realizuar nga Soucek.

Lautaro ndërkohë u ngjit në kuotën e 5 golave në Champions pasi zhbllokoi shifrat dhe vulosi fitoren e skuadrës së Contes me golin e 1-3. Me këtë sukses Interi u ngjit në vendin e dytë dhe në ndeshjen e fundit pret në San Siro Barçën e kualifikuar, me shpresën për të ruajtur këtë pozicion. Në grupin E, Liverpooli dhe Napoli ndanë pikët pasi supersfida e Anfield u mbyll në barazim 1-1 me Lovren që iu përgjigj golit të Mertens. Asnjë prej dy ekipeve nuk u kualifikua për më tej pasi Salzburg fitoi thellë 1-4 në transfertën ndaj belgëve të Genk dhe nëse mundin Liverpoolin në ndeshjen e fundit austriakët mund të nxjerrin jashtë Championsit që në fazën e grupeve kampionët në fuqi.

Në grupin G, Leipzig  arriti të mbyllte edhe matematikisht çështjen e kualifikimit pasi barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Benficas për meritë të suedezit Forsberg që realizoi dy herë në minutat e fundit. Ndërkohë në ndeshjen tjetër Zenit mposhti 2-0 Lyonin. Mbeti gjithçka e hapur edhe në grupin H aty ku Valencia dhe Chelsea barazuan 2-2 mes tyre në Mestalla ndërkohë që Ajax fitoi 0-2 në transfertën ndaj Lille dhe u ngjit në krye të grupit me 10 pikë por për t’u kualifikuar holandezët nuk duhet të humbasin ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Valencias, pasi Chelsea pret Lille dhe një fitore që parashikohet e lehtë do të avancojë më tej.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...