Featured

“Barça më bindëse se Reali, në Gjermani përsëritej i njëjti refren çdo sezon”

Spanja gjithmonë e ka tunduar Robert Lewandowskin. Bomberi polak kaloi 12 vite të paharrueshme në Bundesliga: 8 me Bayern Munchen dhe 4 me Borussia Dortmund përpara se të transferohej në verë te Barcelona.

Mosha kalon dhe vitet ikin, por 34-vjeçari ndihet në formë shumë të mirë dhe është i bindur që transferimi në La Liga do e ndihmojë të zhvillojë edhe disa sezone të tjera në nivele të larta.

Emri i tij është lidhur me një kalim te Reali i Madridit në të kaluarën, por interesimi i Barcelonës këtë radhë ishte ndryshe dhe i veçantë.

Kur pashë se sa të vendosur ishin për të më marrë, unë e kuptova se këtë herë marrëveshja ishte shumë më reale se çdo e mëparshme, që lidhje me Realin e Madridit.

Kjo lëvizje do të më ndihmojë të ndihem mirë gjatë viteve të ardhshme, në Gjermani dukej sikur çdo sezon mund të ishte i fundit.

Të jetoja në Spanjë dhe të luaja në La Liga ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja”, u shpreh një nga sulmuesit më të mirë në planet, i cili ka shënuar 11 gola në ndeshjet e para me ekipin katalanas.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency