Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça me plan B për sulmin, negocion edhe me Aubameyang

Lautaro Martinez është objektivi i parë i Barcelonës për merkaton e verës, por Interi po reziston fort dhe nuk ka ndërmend të lëshojë talentin argjentinas dhe e ka bërë të qartë se nuk heq dorë nga klauzola prej 111 milionë eurosh.

Për më tepër, klubi zikaltër ka refuzuar edhe ofertën e Barcelonës, që një pjesë të mirë të këtyre parave ta kompensojë me kartonin e 2-3 lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e katalanëve për sezonin e ardhshëm si Rakitic, Semedo, Alena, apo Junior Firpo.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit të Barcës kanë bërë gati edhe një plan B, që është pikërisht sulmuesi i Arsenalit Pierre Emenick Aubameyang, me këtë të fundit që është në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez.

Aubameyang ka refuzuar rinovimin e kontratës që përfundon në verën e 2021-shit dhe ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me një skuadër që lufton për tituj, kusht të cilin e plotëson mjaft mirë Barcelona.

Nëse katalanët nuk do të arrijnë dot te Lautaro Martinez, atëherë mund të ndryshojnë objektiv, pasi Aubameyang mund të transferohet në “Camp Nou” për një shifër jo më të madhe se 30 milionë euro.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...