Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barca merkato me parametra zero, katër emra synohen për verën e ardhshme

Verën që kaloi, Barcelona “hapi thesin” dhe shpenzoi para pa fund për të përforcuar skuadrën, teksa parashikimet janë që klubi katalan të ketë limite të shumta në sesionet e ardhshme të merkatos.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit spanjoll ka në filluar të studiojnë merkaton me parametra zero dhe të përqendrohet pikërisht te futbollistët të cilëve u përfundon kontrata verën e ardhshme.

Sipas mediave katalane, katër janë emrat në krye të listës dhe dy prej tyre luajnë me Chelsean. Bëhet fjalë për Ngolo Kante dhe Jorginhon, të dy me kontratë deri në fund të sezonti dhe që deri tani nuk kanë rinovuar me Chelsean.

Te Barcelona po nxitojnë të arrijnë një akord paraprak me të paktën njërin prej mesfushorëve, pasi duan të shtojnë eksperiencën në një repart ku luanë titullarë dy adoleshentë si Gabi e Pedri.

Ndërkohë emrat e tjerë janë portugezi i Manchester United, Diogo Dalot, që këtë sezon po shkëlqen me ‘djajtë e kuq” dhe është shndërruar në titullar të padiskutueshëm, si dhe sulmuesi 17-vjeçar i Borussias së Dortmundit Youssoufa Moukoko.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...