Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça mesazh mikpritjeje për Suarezin: Sot, rivalë, por gjithmonë miq!

Luis Suárez nuk është një kundërshtar i zakonshëm për Barcelonën. Sulmuesi uruguaian luajti gjashtë sezone te skuadra katalane dhe la gjurmët e tij si një nga numrat “9” më të mirë, në mos më i miri, në historinë e klubit. Për gjashtë vite, Suárez luajti gjithsej 283 ndeshje dhe shënoi plot 195 gola për “blaugranat”, një shifër që e vendos atë në shkallë më të ulët të podiumit (vendi i tretë) sa u përket golashënuesve më të mirë të historisë së Barçës, pas Messit dhe César.

Këtë të shtunë do të jetë hera e parë që Suárez kthehet në “Camp Nou” i veshur me një fanellë tjetër dhe te Barça tashmë kanë filluar të përgatisin kthimin e uruguaianit. Pavarësisht se është një ndeshje e rëndësishme kundër rivalit më të madh për titullin e LALigas, në llogarinë zyrtare të klubit, në Twitter, u postua një mesazh mikpritjeje dhe vlerësimi për sulmuesin tashmë 34-vjeçar.

“Ne ishim shokë skuadre. Sot, rivalë. Por gjithmonë miq”, lexohet në tekst.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...