Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Barça “ndahet” nga Europa League, ja skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale

Barcelona i thotë lamtumirë arenës europiane. Katalanasit nuk ia dolën të vazhdonin ëndrrën në Europa League pas humbjes në ndeshjen e kthimit, në shtëpi përballë Eintracht Frankfurt, me rezultatin 2-3 në “Camp Nou”. Gjermanët ishin dominues përgjatë gjithë takimit, jo vetëm në rezultat, por edhe në statistika, duke zbritur me “këmbë” në tokë skuadrën e Xavi-t, që ndalet pas 15 ndeshjesh.

Sfida u zhbllokua shumë shpejtë, me golin e Kostic, i cili realizoi pas 4 minutash lojë dhe atëherë kur pritej reagimi i katalanasve, Borre shënoi një super gol në të 36-ën. 0-2 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Barcelona u tregua e pafuqishme për të reaguar dhe për të ndryshuar kursin e sfidës. Diçka të tillë e shfrytëzoi në maksimum Frankfurt-i që shënoi edhe golin e tretë, përsëri me Kostic në minutën e 67-të. Barcelona provoi të hapte kartat e sfidës në fund, me një gol të Busquets në minutën e parë shtesë, ndërsa në minutën e 90+9 Barça fitoi një penallti, të cilën e ekzekutoi Depay, por ishte shumë vonë, pasi katalanasit u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-4 duke çuar në raundin tjetër skuadrën e Eintracht Frankfurt.

Kundërshtari i gjermanëve në gjysmëfinale do të jetë West Ham, që rezultoi shumë i fortë për Lyon-in, me këta të fundit që u thyen në shtëpi me rezultatin 0-3. Sfida e parë ishte mbyllur në barazim 1-1, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit, por në Francë, anglezët ishin shumë më superior se vendasit. Dawson kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 38-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Declan Rice dyfishoi rezultatin. Në fraksionin e dytë, vendasit u ndëshkuan shumë shpejtë me një tjetër gol, pasi londinezët shkundën rrjetën e Lopez për herë të tretë në minutën e 48-të falë Bowen.

Në Bergamo, Leipzig siguroi kualifikimin përballë Atalantës falë suksesit 0-2 në tokën italiane, pasi në Gjermani sfida nuk prodhoi fitues më barazimin 1-1. Nkunku ishte kryefjala e kësaj sfide, me francezin, i cili i vetëm vulosi fatet e takimit me dy gola, një në secilën pjesë. 24-vjeçari realizoi golin e parë në minutën e 18-të, ndërsa dyfishoi sfidën dhe numrat personal në minutën e 87-të.

Gjermanët e Leipzig do të kenë përballë në gjysmëfinale Rangers, me këta të fundit që siguruan kualifikimin në kohë shtesë të përballjes me Bragën. Takimi i parë mes tyre u mbyll më rezultatin 0-1. Ndërsa mbrëmjen e sotme goli i parë u realizua nga Tavernier për Rangers në minutën e 2’, teksa në minutën e 44’ Tavernier do të realizonte dopietë. Braga do të luante me 10 lojtarë që nga minuta e 42’ pas daljes me të kuq të Tormeras. Në minutën e 83’ Carmo shënoi për miqtë, duke bërë që sfida të shkonte në shtesë, pasi rezultati i përgjithshëm i të dyja takimeve shkoi në 2-2. Rangers mori fitoren dhe kualifikimin për në gjysmëfinalen e Europa League në minutën e 101’ kur Roofe shënoi golin e tretë të kësaj sfide dhe e çoi rezultatin e përgjithshëm në 3-2, teksa në minutën e 105’ Braga mbeti me nëntë lojtarë pas marrjes së dy kartonëve të verdhë nga Medeiros.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...