Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça, ndaj Eibarit për t’u rikthyer te fitorja

Pas dy barazimeve radhazi, që sollën edhe rihapjen e luftës për titullin kampion në La Liga, Barcelona do të përballet pasditen e sotme me Eibarin modest. Katalanasit vijnë dukshëm si favoritë në këtë duel, ndërsa takimi i fazës së parë foli për blaugranat, që triumfuan me rezultatin e thellë 6-1.

E nëse Barcelona është ndalur në dy barazime radhazi në kampionat, Eibar nuk e njeh humbjen në La Liga që prej 13 janarit, me 4 ndeshjet e fundit që ka siguruar dy barazime dhe dy fitore. Ky takim do të startojë në orën 16:15 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

Sfida tjetër që vjen nga La Liga do të jetë Malaga-Valencia. Vendasit kërkojnë pikë për të ringjallur shpresat dhe për t’iu shkëputur vendit të fundit, ndërsa miqtë, pas 3 humbjesh radhazi, gjetën rrugën e suksesit në ndeshjen e fundit ndaj Levantes.

Ndërkohë që objektivi është të sigurohen edhe sonte 3 pikët, për të konsoliduar pozitat në vendin e 3-të. Këtë takim ju do të mund ta ndiqni në SuperSport 3, në orën 20:45.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...