Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Barça një “uragan” në merkato, i “rrëmben” gjatë natës objektivin Chelseat!

Barcelona nuk ka të ndalur në këtë merkato me katalanasit që kanë zyrtarizuar deri më tani lojtarë si Lewandowski, Raphina, Kessie apo Christensen. Presidenti Joan Laporta theksoi para disa ditëve se nënshkrimi i radhës do të ishte një mbrojtës dhe në fakt e ka mbajtur fjalën. Së fundmi, Barcelona ka arritur të gjejë marrëveshjen në parim me Sevillan për të transferuar në Camp Nou, Jules Kounde teksa lajmi është raportuar nga Gerard Moreno, i cili rrallëherë gabon kur vjen puna të Barcelona.

Në fakt, dukej sikur francezi ishte një hap larg Chelseat me Blutë e Londrës që  ofruan deri në 55 milionë paund për të bindur drejtuesit andaluzianë. Megjithatë, blaugranat kanë ndërhyrë dhe mesa duket kanë arritur t’i “rrëmbejnë” objektivin anglezëve duke i lënë duarbosh këta të fundit.

Ende nuk ka një shifër për të cilën Sevilla ka gjetur marrëveshjen me Barcelonën, edhe pse duhet të bëhet fjalë për shumë para duke qenë se 23-vjeçari është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në qarkullim duke fittuar edhe grumbullimin me kombëtaren e Francës.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...