Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça nuk bën merkato, pa u zgjedhur presidenti i ri i klubit!

Barcelona nuk do të hedhë asnjë hap në merkaton e janarit, pa u kryer zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të klubit. Lajmi konfirmohet nga e përditëshmja e mirënjohur katalanase Sport, që qëndron si zakonisht shumë pranë klubit të famshëm blaugrana dhe është gjithmonë tepër e vëmendshme ndaj zhvillimeve që ndodhin te Barca. Sport citon trajnerin Ronald Koeman, i cili ka konfirmuar se drejtuesit e rinj të klubit të Barcelonës do të kenë thjesht një javë të vetme kohë në dispozicion, për të bërë ndryshimet e nevojshme në dritaren e posacme të janarit që lidhet me transferimet e mundshme.

57-vjecari holandez shpreson që gjithcka të shkojë mirë dhe të mos ketë probleme, në mënyrë që në javën e mbetur Barcelona shfrytëzojë merkaton e dimrit dhe të bëjë lëvizjet e duhura për të përforcuar skuadrën. Në konferencën e tij për shtyp trajneri Ronald Koeman qartësoi se ky nuk është momenti i duhur për të folur rreth një cështje të tillë, pasi probelemet e merkatos do të zgjidhen vetëm atëherë pasi të jetë mësuar edhe emri i presidentit të ri të klubit blaugrana.

Josep Maria Bartomeu ishte presidenti i 40-të në historinë e Barcës, megjithatë mbretërimi i tij afërsisht 7-vjecar mori fund, më datën 27 tetor, kur 57-vjecari nga Barcelona u shtrëngua për të dhënë dorëheqjen nga ky post. Trajneri Ronald Koeman këmbënguli duke theksuar nevojën e klubit për të fuqizuar skuadrën në fazën mbrojtëse, e 57-vjecari holandez shprehu dëshirën për të patur gjithashtu edhe një tjetër sulmues në gjirin e ekipit. Trajneri i Barcës shpjegoi se ky nuk është momenti i duhur për të folur për gjëra specifike, madje ai qartësoi se problemet e skuadrës blaugrana në mbrojtje nuk kanë ardhur për shkak të planifikimit të dobët të bërë nga ana e drejtuesve të mëparshëm, por thjesht si rrjedhojë e mungesëss fatit.

Ronald Koeman e konsideroi pikërisht si të tillë problemin me qendrën e mbrojtjes, megjithatë trajneri holandez përfitoi nga rasti për të evidentuar edhe dy mbrojtësat 21-vjecarë Ronald Araujo dhe Oscar Mingueza dhe nevojën që ka klubi kohë pas kohe për të promovuar lojtarët e rinj. Trajneri holandez deklaroi se në rastet kur nuk është e mundur që të përmirësohet skuadra nëpërmjet merkatos, apo mungojnë paratë e nevojshme për ta bërë këtë është gjithmonë më mirë që të ecet përpara, duke u mbështetur te lojtarët e akademisë, sepse sipas tij kjo është edhe mënyra e duhur për të përmirësuar futbollistët cilësorë, por gjithashtu edhe mënyra se si funksionojnë klubet në Holandë, një vend pararojë që mbetet i famshëm për rritjen, zhvillimin dhe trajtimin  e vecantë të talenteve të reja dhe lojtarëve që promovohen nga skuadrat e moshave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...