Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça nuk heq dorë nga Lautaro e Neymar, punohet edhe për rinovimin e Messit

Barcelona kishte planifikuar një merkato të bujshme këtë verë, me emra si Lautaro Martinez dhe Neymar, gati për t’iu bashkuar Messit me shokë dhe për të pretenduar sërish objektiva të mëdha e lojë spektakolare.

Por përhapja e koronavirusit me shpejtësi dhe ndërprerja e futbollit u ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike klubeve, ndonëse në Katalunjë nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po studiojnë mundësinë për të marrë lojtarët që duan, duke shpenzuar sa më pak para.

Kështu presidenti Bartomeu konfirmoi se Abidal vijon punën për të afruar lojtarë si Lautaro e Neymar, ndërsa drejtuesit e klubit po shohin mundësinë e përfshirjes së sa më shumë lojtarëve në marrëveshje shkëmbimi, për të shpenzuar sa më pak para kesh.

“Vijojmë të jemi ambicioz dhe Abidal vazhdon punën për të planifikuar merkaton. Natyrisht që do të ketë më pak para dhe me shumë shkëmbime lojtarësh, por për momentin nuk dua të përmend emra”, deklaroi presidenti i Barçës.

Megjithatë klubi katalan ka edhe një çështje të rëndësishme që duhet të zgjidh, rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës, argjentinasin Lionel Messi, duke qenë se marrëveshja aktuale është e vlefshme deri në verën e 2021-shit.

Këtë verë argjentinasi do të festojë ditëlindjen e 33-të të tij dhe synon që të firmosë kontratën e fundit të bujshme të karrierës së tij, që parashikohet të ketë vlefshmëri deri në verën e 2023-shit, ndërsa në diskutim është edhe paga e Messit, që pritet të pësojë rritje sërish.

Palët janë optimiste për një akord të shpejtë, ndërsa presidenti Bartomeu thekson se ndihet i qetë, pasi Messi nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron të mbyllë karrierën te Barcelona, ndaj kjo do t’i lehtësojë negociatat.

“Jemi duke punuar edhe për rinovimin e Messit, por kishim planifikuar përfundimin e sezonit përpara se të uleshim në tavolinë dhe të firmosnim kontratën e re. Megjithatë jam i qetë, pasi Messi dëshiron të mbyllë karrierën te Barca dhe do ta kemi të lehtë të gjejmë një marrëveshje të re”, deklaroi Bartomeu.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...