Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça nuk ndalet, 2-golësh i Suarez

Barcelona vijon ecurinë pozitive, teksa këtë pasdite ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3, Leganesin. Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 28 me anë të Luis Suarezit, ndërsa në të 60-ën, ishte sërish uruguaiani që dyfishoi shifrat. Rezultatin e vulosi mesfushori brazilian, Paulinho, që shënoi golin e 3-të, në minutën e fundit të lojës.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në kuotën e 34 pikëve, pas vetëm 12 javësh, teksa ka marrë 11 fitore dhe 1 barazim. Katalanasit ndiqen nga Valencia, me 27 pikë, por që do të zbresë në fushë nesër.

Primera Division do të vijojë në mbrëmje, me derbin Atletico Madrid-Real Madrid, që do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në Supersport dhe Supersport.al.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...