La Liga

Barça nuk tremb askënd, ter Stegen i dhuron fitoren Atleticos

Atletico e Madridit “zbulon” limitet e Barcelonës në kryendeshjen e fundjavës në “La Liga”. “Los Colchoneros” fituan minimalisht në “Wanda Metropolitano” me gol të Carrasacos, që përfitoi nga një gafë e portierit ter Stegen, i cili braktisi portën në mënyrë të pakuptimtë duke kërkuar të ndërpriste përparimin e futbollistit vendas thuajse në mesin e fushës.

Dëmtimi i Ansu Fatit duket se ka hapur një “gropë” të madhe në fazën sulmuese të “blaugranave”, me Messin që nuk është i dikurshmi dhe e ka të pamundur të shënojë nga hiçi.

U mundua të bënte diçka me depërtimet e tij nga e djathta Ousmane Dembele, por Barcelonës i mungonte lojtari për të shtyrë topin në rrjetë.

Meritë në këtë sukses të Atleticos ka pa dyshim edhe portieri Oblak, që në të paktën dy raste u mohoi festën e golit francezëve Lenglet dhe Griezmann. Feston më në fund suksesin e parë në kampionat Diego Simeone, që në takimet e mëparshme në krye të “Los Colchoneros” kishte regjistruar 11 humbje dhe 7 barazime.

Barcelona, si kurrë më parë në dekadat e fundit, pas tetë ndeshjeve të para ka grumbulluar vetëm 11 pikë, me 3 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.

Në takimin e “Sanchez Pijzuan”, Sevilla fitoi 4-2 ndaj Celta Vigos.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency