Barcelona nuk heq dorë nga Phillipe Coutinho. Klubi katalanas duket tejet i vendosur për të siguruar shërbimet e brazilianit. Në tre tentativat e para ata kanë dështuar, por pavarësisht kësaj, vazhdojnë të insistojnë në transferimin e sulmuesit. Blaugranat këtë herë kanë ofruar 150 milionë Euro për yllin e Liverpoolit. Braziliani e dëshiron kalimin te Barcelona, por pengesë duket se janë drejtuesit e skuadrës ku ai luan, të cilët nuk duan që ta shesin lojtarin. Në Anfield situtata mes palëve duket e tensionuar edhe pse trajneri i “The Reds” Jurgen Klopp, i pyetur nëse ka një përkeqësim të marrëdhënieve mes palëve, preferoi ti shmangej pergjigjes, ndërkohë që nga ana tjetër, Coutnho vazhdon të qëndrojë larg stërvitjes për shkak të një dëmtimi. 150 milionë Euro, kjo është oferta e katër e katalansve në drejtim të skuadrës angleze. Me merkato që po shkon drejt fundit dhe katalanist presin një përgjigje, ku shpresojnë të jetë pozitive. Situata vazhdon të mbetet e njëjtë edhe për Ousmane Dembele. Për 20-vjecarin Borussia Dortmund ka fiksuar shifrën, 150 milionë Euro për të lejuar largimin e lojtarit.
