Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça për “pazar” në Mynih, synohen tre futbollistë të Bayernit

Nëse kërkon të gjesh momentin në të cilin Barcelona ra përfundimisht, nuk mund të mos mendosh për disfatën e bujshme 8-2 të pësuar nga Bayerni i Mynihut në Lisbonë në 2020-ën. Sigurisht, edhe në vitet e mëparshme katalanasit nuk kishin bërë figurë të mirë me Romën e Liverpul, por ishte pikërisht ajo ndeshje që ngjalli një sërë reagimesh zinxhir.

Pas asaj disfate iku Suarez dhe në stol erdhi Koeman, që në pak më shumë se një vit koleksionoi më shumë vuajtje se sa gëzime, deri sa i la vendin Xavit. Për të mos folur për dëshirën për largim të Messit, që u konkretizua një vit më pas.

Kështu është normale që në “Camp Nou” bavarezët të mos shihen me sy të mirë, pastaj nëse futen në mes edhe dinamikat e merkatos, atëherë mes dy klubeve ndizet një rivalitet i ngjashëm me atë që ekziston mes katalanasve dhe PSG.

Në fakt situata mes Bayernit dhe Barcelonës është mjaft e tendosur. Kjo edhe për faj të Hasan Salihamdzicic , drejtor sportiv i kampionëve të Gjermanisë që pranoi se dëshiron Pedrin, një nga elementët e pakët që shkëlqejnë në një periudhë të errët për blaugranat. Problemi është që Salihamdzicici ka provuar ta marrë lojtarin në “Allianz Arna”, duke kërkuar ta bindë që të mos rinovojë me Barcelonën.

Gjithsesi në fund mesfushori i ri rinovoi, por kjo nuk e heq faktin që Bayerni provoi ta rrëmbente në një moment të komplikuar, çka ka irrituar së tepërmi katalanasit. Kështu siç shpjegojnë nga Spanja, Barca është gati të hakmerret. Në axhendën e drejtorit sportiv Alemany është emri i Nicklas Sule, qendërmbrojtës i bavarezëve dhe i kombëtares gjermane, që është pranë skadimit dhe ende nuk ka rinovuar akordin e tij me klubin.

Por jo vetëm, plani i Barcelonës është që të marrë nga Bayerni edhe dy nga talentet më të mirë të ekipeve të të rinjve, Kenan Yildiz, 16 vjeç, dhe Gabriel Vidovic, 18 vjeç. Mjaftueshëm për të bërë që të shpërthejë një luftë e re mes titanëve.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...