La Liga

Atletico për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj Barçës, Reali në transfertën ndaj Villarealit

Atletico e Madridit është skuadra e vetme e La Ligës që nuk ka pësuar ende asnjë humbje në 7 ndeshjet e para në kampionat dhe do të provojë ta ruajë sa më gjatë shifrën zero në kolonën e disfatave, pasi mbrëmjen e sotme do të presë Barcelonën në “Wanda Metropolitana”.

Kampionati spanjoll rikthehet menjëherë me një super-duel, ku do të vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadrat pretendente kryesore për të zbritur Realin e Madridit nga froni.

“Los Colchoneros” po paraqiten mjaft mirë në kampionat ku nuk humbin prej 18 ndeshjesh (kanë regjistruar 14 fitore dhe 4 barazime), ndërsa Diego Simeone mund t’i besojë një mbrojtjeje të konsoliduar, që në shtatë ndeshjet e para të këtij sezoni ka pësuar vetëm dy gola.

Nga ana tjetër Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin, sepse pas 7 javësh numëron vetëm 11 pikë dhe hera e fundit që ka qenë në këto pozita, ishte në sezonin 2002-2003, të cilin e mbylli në vendin e 6.

Megjithatë katalanët kanë bërë mjaft mirë në ndeshjet direkte me Atleticon vitet e fundit dhe kjo mund të jetë një shpresë më shumë për Ronald Koeman, që të provojë suksesin sonte në Madrid.

Ndonëse pritej që të ishte në qendër të vëmendjes në këtë përballje, Luis Suarez u infektua nga koronavirusi dhe nuk do të jetë në dispozicion të Simeones në sfidën kundër të shkuarës, megjithatë në fushë nuk do të mungojnë yjet.

Kështu te Atletico e Madridit do të luajë si gjithmonë titullar portugezi Joao Felix, që po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe shpesh ka marrë skuadrën për dore, ndërsa Koeman i ka sytë nga dyshja Messi-Griezmann për të synuar fitoren.

Më herët, në orën 16:15 në “El Madrigal” do të luhet sfida mes Villarealit dhe Realit të Madridit. “Nëndetësja e verdhë” e ka nisur mjaft mirë sezonin nën drejtimin e një trajneri ekspert si Unai Emery dhe ka grumbulluar 18 pikë në 9 javët e para.

Nga ana tjetër Zidane përballet sërish me telashe, pasi nuk do të ketë në dispozicion dy titullarët e qendrës së mbrojtjes, Raphael Varane dhe Sergio Ramos, por njëkohësisht duhet të bëjë llogaritë edhe me përballjen e të mërkurës në Milano ndaj Interit, ku do të vendoset jo pak sa i përket ecurisë në Champions League.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency