Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça prezanton projektin spektakolar për rikualifikimin e ‘Camp Nou-t’ (Foto)

Skuadra e Barcelonës ka gati projektin për rikualifikimin e stadiumit mitik “Camp Nou”, që synon ta kthejëatë në një oaz fantastik dhe vend feste për futbollin, edhe më mirë se gjendja aktuale. Klubi katalanas zbuloi detaje të planit ambicioz që do të ristrukturojë impiantin historik, duke i dhënë një imazh krejtësisht të ri.

Ideja e arkitektëve është ajo për të zgjeruar strukturën aktuale prej 90 mijë vendesh, e për ta çuar në një kapacitet prej 105 mijë tifozësh. Projekti do të përmirësojë gjithashtu infrastrukturën rreth stadiumit. Shoqëria spanjolle do të shpenzojë plot 600 milionë euro për zhvillimin e planit inovativ, në bashkëpunim me lejen e këshillit komunal.

Mbetet vetëm një pengesë e fundit për t’u kaluar, para se fjala t’i kalojë ekskavatorëve, vinçave dhe qindra punëtorëve, që do të zënë vendin e tifozëve në “Camp Nou”.

Barcelona do të duhet të marrë aprovimin projektit në një sesion plenar të bashkisë. Rikualifikimi, sipas arkitektëve, do të përfundojë në vitin 2021. Zona do të bëhet pjesë e distrikteve La Maternitat e Sant Ramon. Publiku do të ketë mundësi të kalojë dhe në zona që aktualisht janë private si dhe do të përmirësohet transporti drejt impiantit në një qytet që gjithmonë mbipopullohet nga turistët.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...