Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Barça-PSG dhe Atletico-Chelsea dy supersfidat e 1/8-ave!

Barcelona-Paris Saint Germain dhe Atletico Madrid-Chelsea do të jenë dy supersfidat e raundit të 1/8-ave të UEFA Champions League. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës ku u përcaktua rrugëtimi drejt finales së Stambollit për 16 më të mirat e turneut, goglat vendosën për të disatën herë në këto vitet e fundit, Barcelonën përballë Paris Saint Germain në përballjet me eliminim direkt, ndërkohë që edhe Atletico që ishte një nga dy skuadrat më të forta të vazos së dytë përkrah blaugranave do të ketë një përballje “zjarri” ndaj Chelsea-t të Lampard.

Short i lehtë deri diku për Juventusin që do të sfidojë Porton, ndërkohë që edhe Reali i Madridit pati një short të pranueshëm përballë Atalantës, ashtu si Bayern Munich që do të ndeshet me Lazion me përballjen e parë që do të luhet në Olimpico. Borussia Moenchengladbach një nga skuadrat surprizë të këtij raundi do të jetë kundërshtari i Manchester City-t. Liverpooli do të masë forcat me gjermanët e Leipzig ndërkohë që një nga përballjet më të baraspeshuara të raundit të 1/8-ave mund të konsiderohet ajo mes Sevillas dhe Borussias së Dortmundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...