Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça-Real, “El Clasico” edhe në merkato për “yllin” e Manchester United

Real Madridi dhe Barcelona janë gati të hyjnë në një betejë të ashpër për të nënshkruar me “playmaker”-in e Manchester United, Bruno Fernandes. Dy gjigantët e “La Ligas” thuhet se po vëzhgojnë nga afër progresin e portugezit në “Old Trafford” vetëm tetë muaj pas transferimit të tij për 68 milionë stërlina nga Sportingu i Lisbonës.

“The Sun” pretendon se Fernandes mbeti shumë i zhgënjyer i mërzitur pas disfatës së rëndë të United nga Tottenhami dhe është gati të provojë një sfidë të re, larg “Djajve të Kuq”, që po përjetojnë një moment krize rezultatesh në këtë fillim sezoni.

Fernandes u bashkua me gjigantët e Premier League-s në janar dhe pati një impakt të menjëhershëm tek United, që arriti një vend në Ligën e Kampionëve në javën e fundit të sezonit të kaluar.

Ai ishte gjithashtu lojtar kyç në avancimin e ekipit deri në gjysmëfinale të Europa League-s.

26-vjeçari ka shënuar 14 gola në total në të gjitha garat dhe është pa dyshim një nga lojtatët që ka ndikim më të madh në dhomat e zhveshjes.

Mediet angleze raportuan se ka patur një debat të nxehtë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që e hoqi nga loja në pushimin mes pjesëve në humbjen e thellë 1-6 ndaj Tottenhamit, por vetë Fernandes e mohoi kategorikisht këtë version, duke theksuar se është i pavërtetë dhe se ata që e kanë shpikur duan të destabilizojnë skuadrën.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...