Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barça, Reali dhe Juve, 3 skuadrat që paguajnë më shumë!

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë tre klubet më të pasura në botë madje më të pasura edhe se skuadrat e NBA, kjo përsa i përket mesatares së pagave vjetore. Duke iu referuar asaj që raporton sajti i specializuar Sporting Intelligence, paga mesatare vjetore e një futbollisti të Barcelonës kap shifrën e 11,54 milionë eurove, kjo për vetë faktin pasi lojtarë si Messi, Suarez, Griezmann, Pique e Busquets kanë paga shumë të larta. Në vendin e dytë me 10,4 milionë euro në këtë klasifikim special qëndron Reali i Madridit, ndërsa podiumi kompletohet me Juventusin me 9,47 milionë euro kjo falë efektit Ronaldo, pasi vitin e kaluar bardhezinjtë pozicionoheshin në vendin e 9-të. Pas 3 gjigandëve të futbollit europian, pozicionohen plot 7 skuadra të NBA, duke filluar nga Portland Trail Blazzer për të vazhduar me Golden State Warriors, Orlando Magic etj. Për të gjetur një tjetër skuadër futbolli duhet zbritur në vendin e 12-të, aty ku gjendet Paris Saint Germain me pagë mesatare 8,37 milionë euro i ndjekur nga Manchester City me 8,18 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...