Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça rrezikon regjistrimin e blerjeve të reja, shkak bëhet Pique

Barça ende nuk është në gjendje të regjistrojë afrimet e kësaj vere, për të filluar sezonin e ri të La Liga-s dhe shkak për këtë është çështja e pagave.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle pengesa kryesore është paga e Gerard Pique, të cilit klubi katalanas duhet t’i paguajë 52 milionë euro bruto këtë sezon.

Një shumë kolosale e cila shpjegohet me pagën e mbrojtësit, por jo vetëm edhe sepse spanjolli kishte pranuar një shtyrje shpërblimi për shkak të situatës së klubit nga Covid-19, por edhe sepse verën e  kaluar Pique dhe Joan Laporta kishin rënë dakord për një shtyrje të pagesës së 70% të pagës së mbrojtësit që kishte bërë të mundur regjistrimin e Memphis Depay dhe Eric Garcia në La Liga.

Megjithatë kjo shifër që klubi do duhet t’i paguajë spanjollit është kthyer në një pengesë serioze për regjistrimin e Robert Lewandowski, Jules Kounde, Raphinha, Franck Kessie dhe Andreas Christensen. Duke qenë se këta lojtarë nuk janë regjistruar ende, Xavi Hernandez nuk do mund të zbresë asnjërin prej tyre në fushë në ndeshjet e La Ligas, me kampionatin spanjoll që nis më 12 gusht.

Duke pasur parasysh shumat që janë në lojë, një marrëveshje me Gerard Pique mund të bëjë të mundur që regjistrimi i lojtarëve në fjalë të bëhet pa shitur një pjesë tjetër të të drejtave operative të Barça Studios.

Aq më tepër që sipas raportimeve nga Spanja, 35-vjeçari do të luajë shumë pak sezonin në vijim, duke u konsideruar nga trajneri i tij si qendërmbrojtësi i pestë në hierarki, pas Kounde, Christensen, Garcia dhe Araujo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...