La Liga

Barça sheh lart, Haaland e Pogba ëndrrat e merkatos, synohet edhe Olmo

Pavarësisht vështirësive ekonomike, Barcelona ëndërron për një të ardhme të ndritur dhe zëvendëspresidenti për çështjet ekonomike, Edouard Romeu është shfaqur mjaft optimist për përforcimin e ekipit në edicionin e ardhshëm të merkatos.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Romeu ka deklaruar se largimi i Messit dhe Griezmann kanë bërë që arkat e klubit të lirohen nga dy prej pagave më të larta dhe të shkojnë në nivelin 80% të tavanit të lejuar nga La Liga, ndaj në këtë mënyrë klubi po planifikon normalisht merkton për verën e ardhshme.

Ëndrra e vërtetë e katalanëve quhet Erling Haaland, me sulmuesin norvegjez që kërkohet nga shumë klube europiane dhe drejtuesit e Barcelonës janë gati të hyjnë në garë, për t’i dhënë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e repartit të avancuar.

Klauzola e largimit të tij nga Borussia Dortmund është 90 milionë euro dhe drejtuesit e Barcelonës kanë nisur negociatat me menaxherin Mino Raiola, pasi duan që përveç Haaland, të marrin në “Camp Nou” edhe një tjetër futbollist të përfaqësuar nga ai, francezin Paul Pogba.

Ky i fundit nuk ka rinovuar ende me Manchester United dhe mund të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme, ndaj Barcelona është gati të përfitojë nga rasti, për të sjellë një tjetër yll në Katalunjë dhe për të bërë tifozët të ëndërrojnë sërish.

Ndërkohë mediat spanjolle zbulojnë se përveç emrave të tillë, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për të marrë edhe fantazistin e Leipzig, Dani Olmo, i cili po bën mjaft mirë si në klubin gjerman, ashtu edhe në përfaqësuesen spanjolle dhe do të mirëpriste një rikthim në La Liga.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency