Merkato

Barça “shënjestron” kapitenin e Milanit, ofron dy lojtarë në këmbim

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka “shënjestruar” kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli për repartin e mbrojtjes dhe ka nisur negociatat me klubin kuqezi, për të bërë të mundur transferimin gjatë muajve të verës.

Drejtuesit e klubit katalan kanë ndërmend të afrojnë një mbrojtës që luan me këmbën e majtë dhe Romagnoli është emri që përmbush këto kritere, pasi është edhe mjaft i disiplinuar e i fortë, përveç eksperiencës së madhe që ka mbi shpinë si mbrojtës dhe kapiten i Milanit.

Kontrata e Romagnolit me Milanin skadon në verën e 2022-shit dhe kuqezinjtë e vlerësojnë kartonin e tij rreth 50 milionë euro, shifër kjo që te Barcelona nuk kanë ndërmend ta paguajnë kesh, por janë gati të ofrojnë një apo dy lojtarë të këmbim.

Kështu emri i parë është ai i mesfushorit kroat Ivan Rakitic, që ndiqet prej vitesh nga kuqezinjtë dhe që mund t’u bashkohet në verë, ndërsa në konsideratë po merret edhe braziliani Rafinha, i cili ka luajtur 6 muaj me sukses me Interin, në vitin 2018.

Megjithatë vetë dëshira e Milanit është që të rinovojë kontratën e Romagnolit dhe ta blindojë për shumë vite në “San Siro”, por gjithçka do të varet nga vullneti i këtij të fundit, që duket se dëshiron të provojë eksperienca të reja dhe të fitojë tituj, gjë që kuqezinjtë nuk ia ofrojnë në të ardhmen e afërt.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency