Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça s’heq dorë nga Pjanic, Juve kërkon 100 milionë euro

Barcelona nuk heq dorë nga pista që e çon te Miralem Pjanic. Juventusi ndërkohë kërkon të përfitojë nga situata duke e rritur në 100 milionë euro çmimin e futbollistit boshnjak, ose 85 milionë euro, plus bonuset. Katalanët kanë nevojë për një tjetër mesfushor fantazist pas largimit të Andres Iniestës dhe mes dy alternativa kryesore, Eriksen dhe Pjanic, trajneri Valverde ka preferuar ballkanasin. Barcelona mësohet se ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 7 milionë euro në sezon.

“Blaugranat” shpresojnë që të mos jetë një telenovelë pa një fund të lumtur, siç ndodhi me Marco Verratin, që nuk u shit nga PSG.

Menaxheri i Pjanicit, Michael Becker, deklaoi për “El Mundo Deportivon” se: “Interesi i Barcelonës është intrigues, por gjithçka varet nga Juventusi.”

Dhe është  pikërisht kështu. Bardhezinjtë nuk mbajnë asnjë futbollist pa dëshirë, por sigurisht nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit pa e vlerësuar si duhet kartonin e tij. Me pak fjalë, pa 90 milionë euro Marotta nuk pranon as të ulet në tavolinën e bisedimeve.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...