Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça synon të mbyllë sezonin pa humbje, Reali pret Gironën

Pas suksesit me Atletikon e Madridit në ‘Camp Nou’, në Spanjë nuk mbeti më asnjë dyshim në lidhje me çështjen e titullit, megjithatë nuk përbën aspak risi objektivi i ekipit blaugrana për të triumfuar në Primera Division pa asnjë humbje. Deri në fund të sezonit duhen zhvilluar edhe 10 ndeshje në ligën spanjolle, megjithatë, ndonëse luhet në orën 16:15 në Katalunjë, Athletic Bilbao përfaqëson një ndër kundërshtarët e pakët që mund ta rrezikojnë një objektiv të tillë.

Sevilja në Andaluzi, Valencia në Camp Nou, ndoshta Celta në Vigo dhe natyrisht Reali i Madridit në Katalunjë, këto janë skuadrat që mund ta privojnë ekipin e Ernesto Valverdes nga fitimi i titullit, pa pësuar asnjë humbje. I vetmi problem për vendasit duket se vjen nga mungesa e sulmuesit Luis Suarez, që me 21 golat e tij pozicionohet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, me vetëm 3 gola më pak sesa Messi, gjithsesi skualifikimi i 31-vjeçarit uruguaian nuk pritet të influencojë shumë, duke pasur parasysh faktin që baskët e Athletic Bilbaos nuk shënojnë gol jashtë fushe prej plot një muaji e gjysmë.

Takimi i mbrëmjes do të mbahet në ‘Santiago Bernabeu’, ku kampionët në fuqi i pret një ndeshje tepër e vështirë ndaj Girona-s, skuadër nga e cila Reali i Madridit e pësoi 2-1 në Katalunjë, në fazën e parë, ndërkaq në orën 18:30 radhën për të zbritur në fushë do ta kenë “los colchoneros”, që do të përballen në Komunitetin Valencian, me Villarrealin, pas një ecurie ku futbollistët e Simeones kanë fituar 7 nga 8 ndeshjet e fundit në kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...