Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barça-Villarreal, Messi titullar për të nxjerë “blaugranat” nga kriza

Nga teatri (La Scala) i kryeqendrës së Lobardisë, ku u kurorëzua me çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA, titullar në “Camp Nou” në sfidën e javës së 6-të të La Ligas kundër Villarrealit (ora 21:00). Lionel Messi për herë të parë në këtë sezon pritet të jetë që nga minuta e parë në formacionin “blaugrana”, Prania e “yllit” argjentinas, i cili prej fillimit të gushtit ka vuajtur një problem muskulor, pritet të kthejë Barcelonën te fitorja, duke i dhënë një tjetër impuls lojës në fazën sulmuese.

Me Jordin Albas të dëmtuar në krahun e majtë do të aktivizohet Junior Firmo, i blerë te Betis Sevilla gjatë merkatos së verës për 18 milionë euro, plus 12 milionë bonuse, ndërsa në sulm tifozët “blaugrana” do të kenë mundësi të shohin treshen e ëndrrave Messi-Suarez-Griezmann.

Barcelona e ka nisur me rendiment shumë të ulët kampionatin spanjoll, aq sa në 5 javët e parë ka grumbulluar vetëm 7 pikë nga 8 të mundshme, pra më pak se 50% të pikëve.

Për fatin e mirë të “blaugranave”, Real Madridi që kryeson me Athletic Bilbao renditjen ka grumbulluar vetëm 4 pikë më shumë, ndërsa Atletico vetë 2 pikë më tepër.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...