La Liga

Barcelona-Atletico Madrid, ora 16:15, duel titulli në “Camp Nou”

Sezoni po i afrohet fundit dhe në shumë vende janë dhënë pak a shumë verdiktet apo janë konturuar edhe skuadrat kampione, megjithatë, në ligën spanjolle, kur mbeten thjesht katër javë deri në mbylljen e këtij edicioni të Primera Division, gjithçka mbetet e hapur dhe në letër janë plot katër klube që ushqejnë shpresa për titullin. Llogaritë mbeten të ndërlikuara, sidoqoftë 11-metërshi i padhënë në mënyrë absurde nga kryesori Gil Manzano për një prekje të dukshme të topit me dorë në zonën e Athletic Bilbaos ndihmoi të hënën në mbrëmje qartësisht “fuqitë e mëdha” të futbollit spanjoll, duke reduktuar ndjeshëm shpresat e skuadrës andaluziane të Seviljes.

Me shumë gjasa, një ide më e qartë për sa i përket titullit të sivjetshëm në Primera Division do të krijohet në javën e 35-të, kur kalendari përplas ndërmjet tyre pikërisht katër skuadrat e kreut. Përballja Real – Sevilja do të luhet të dielën në mbrëmje, në orën 21:00, në stadiumin “Alfredo di Stefano”, këshuqë vëmendja fillimisht do të përqendrohet në sfidën Barcelona – Atletico Madrid.

Pavarësisht disfatës së papritur me Granadën, dhjetë ditë më parë, kur skuadra “blaugrana” lëshoi avantazhin, duke pësuar në mënyrë të pabesueshme dy gola në gjysmë orën e fundit të takimit, për më tepër brenda në “Camp Nou”, përsëri klubi katalanas ka mundësi vërtet shumë të mira për t’u rikthyer pas vetëm dy vjetësh te titulli. Pas humbjes së turpshme me Bayernin në Champions përgjithësisht kanë qenë nëntë muaj të mbushur me ulje-ngritje në Katalunjë, me plot ngjarje e zhvillime, që kanë ndryshuar humorin e gjithë ambientit “blaugrana” në varësi të lajmeve të shumta, shpeshherë kontradiktore dhe pa reflektuar ndonjë siguri të veçantë për të ardhmen e klubit të famshëm spanjoll.

Në krye vazhdon të qëndrojë Atleti, që ka djegur më shumë se treçerekun e atyre 13 pikëve epërsi që kishte në fundin e muajit janar. Pas humbjes me Cadizin në fillimin e muajit dhjetor Barça mbylli një fazë të plotë pa humbje, me plot 16 fitore, ku përjashtim bënin vetëm tri barazimet me ekipe si Valencia, Eibar dhe Cadiz, e për çudi që të tre këto barazime u regjistruan pikërisht në tempullin e barcelonizmit, “Camp Nou”. Në 5 takimet e fundit rëndojnë shumë mbi skuadrën e drejtuar nga trajneri Ronald Koeman pikërisht humbjet me Realin dhe Granadën, megjithëse, për hir të së vërtetës, gjatë kësaj periudhe edhe Reali i Madridit nuk ka ditur të përfitojë, duke barazuar në mënyrë identike dhe pa gola me dy skuadra si Getafe dhe Betis.

Në krye të tabelës së renditjes Atletico e Madridit për momentin ka 2 pikë më shumë se gjigantët Real – Barça, ndërsa Sevilja ndjek nga prapa e gatshme për të përfituar, me 6 pikë më pak se “los colchoneros”. Tani gjithëka është e qartë dhe skuadra Barcelonës nuk e ka më vetë në dorë fatin e saj. Dy “El Clasico”-t e këtij sezoni janë luajtur kë shtuqë në lojë mbeten nga vetëm 12 pikë në total, për këto dy ekipe. Nëse Barça dhe Reali i fitojnë që të gjitha ndeshjet në dispozicion, në mënyrë të kuptueshme kampionët në fuqi do të mbrojnë me sukses titullin, për shkak të fitoreve 3-1 dhe 2-1 në sfidat direkte. Do të ishte një përfundim sa i hidhur po aq edhe i dhimbshëm, një mbyllje e tillë me fotofinish, për skuadrën që ka bërë më mirë në vitin 2021, sidomos pas ëndrrave të shumta që thurën tifozët për doblete-n, kupë – kampionat, pra pas triumfit në Kupën e Mbretit, përmirësimit të ndjeshëm të situatës dhe kthimit të besimit në gjithë ambientin “blaugrana”.

Dyshja Kupë – Kampionat do të ishte diçka e mrekullueshme e pa dyshim edhe kura e duhur për të shëruar plagët e shumta, apo mbyllur sadopak në aspektin financiar edhe gropën e stërmadhe prej 1,1 miliardësh që është hapur në bilancin e klubit të mirënjohur nga Katalunja, për më tepër pas një viti të tillë të trazuar e plot luhatje.

Në krahun tjetër, bardhekuqtë e Atleticos udhëtojnë drejt kryeqendrës së Katalunjës të bindur se mund t’ia dalin. Edhe Atleti ka gabuar dy herë në 5 takimet e fundit të ligës spanjolle, duke marrë në konsideratë barazimin me Betisin në Andaluzi, si dhe humbjen me Bilbaon në Vendet Baske. “Los colchoneros” duket sikur po ngrihen dhe po e marrin veten, ndonëse kanë fituar vetëm 3 nga 6 sfidat e fundit në kampionat, sidoqoftë dëmi është bërë qartësisht në tre muajt e fundit, duke patur parasysh që në 15 takimet e fundit të ligës spanjolle Atletico nuk ka qenë në gjendje për të fituar as gjysmën e këtyre ndeshjeve, 7 fitore, 5 barazime e 3 humbje.

Te vendasit do të vijojnë të mungojnë Philippe Coutinho e Ansu Fati, ndërsa Martin Braithwaite është në dyshim, ndërkaq në krahun tjetër trajneri argjentinas ka dilema vetëm për dy lojtarët Jose Gimenez e Renan Lodi, që kanë probleme fizike. Këtë herë do të vihen përballë në distancë e në llogore të ndryshme dy miqtë Lionel Messi dhe Luis Suarez, që janë sigurisht dy protagonistët më të spikatur të këtyre dy skuadrave, me nga 28 dhe 19 gola respektivisht, në listën “Pichichi”, të golashënuesve më të mirë të Primera Division.

Atletiko ka statistika jo të mira në Katalunjë ndaj Barcës dhe “los colchoneros” kanë humbur 6 nga 10 sfidat e fundit në të gjithë kompeticionet, Ligë, Champions apo dhe Kupë Mbreti. Rezultatet e tjera janë natyrisht barazime, ku më i famshmi natyrisht i përket titullit të çmendur të vitit 2014, kur në takimin përmbyllës të temporada-s Diego Godin barazoi në fillimin e pjesës së dytë golin e realizuar nga kiliani Alexis Sanchez, duke thyer në këtë mënyrë hegjemoninë e dy gjigantëve të futbollit spanjoll, që kanë fituar 15 nga 16 titujt e fundit, 10 Barcelona e 5 Reali i Madridit.

Ndeshja Barcelona – Atletico do të zhvillohet në “Camp Nou”, në orën 16:15, dhe do të drejtohet nga 44-vjeçari valencian Mateu Lahoz, sidoqoftë vlen të përmendet fakti që Diego Simeone nuk ka fituar kurrë si trajner i bardhekuqve brenda në këtë stadium.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency