Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona bën ofertën për Neymar, 40 milionë euro dhe dy kampionë

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona dhe Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, por ka vënë si kusht kthimin mbrapsht të 222 milionë eurove që shpenzoi dy vite më parë për të marrë në Francë sulmuesin.

Nga ana tjetër drejtuesit e Barcelonës kanë vënë në tavolinë një ofertë ku përfshihen kartonët e Philippe Coutinhos, Ousdmane Dembelesë dhe 40 milionë euro, në këmbim të yllit brazilian.

Megjithatë parizienët nuk janë të kënaqur nga kjo ofertë dhe e kanë refuzuar kategorikisht, duke theksuar se kërkojnë para kesh për të rregulluar bilancet ekonomike, ndërsa negociatat janë komplikuar së tepërmi.

Kjo pasi Barcelona pagoi pak ditë më parë 120 milionë euro për Antione Griezmann dhe nuk duket e gatshme të shpenzojë edhe 222 milionë të tjera për brazilianin, pasi do të rëndonte pozitat e veta ekonomike.

Për më tepër, ardhja e Neymar do të zhvlerësonte ndjeshëm Coutinhon dhe Dembelenë, të cilët pritet të kërkojnë largimin, pasi me brazilianin, vështirë se do të gjejnë hapësira.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...