Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona dëfrehet ndaj Osasunas, dygolësh i Ferran Torresit

Barcelona e pati si shëtitje sfidën me Osasunan në “Camp Nou”, ku fitoi me rezultatin e thellë 4-0, për t’u ngjitur në vendin e tretë në La Liga me pikë të barabarta me Atleticon e Madridit dhe me dy më shumë se Betisi (“blaugranat” kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Një sfidë pa shumë histori, pasi Barcelona realizoi tre gola që në pjesën e parë. Ferran Torres shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 14-të dhe vetëm shtatë minuta më vonë realizoi të dytin personal pas bashkëpunimit me Dembelenë. Në të 27-tën sërish Dembele u bë protagonist me pasimin për Aubameyangun, që i çoi shifrat në 3-0.

Vendësit e administruan më së miri lojën gjatë fraksionit të dytë me qarkullim të dendur dhe topit, derisa në minutën e 75-të, Riki Puig, i sapofutur në fushë, vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...