Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barcelona doli jashtë garës, portugezi i City-t tundohet nga oferta e PSG-së

Bernardo Silva, një objektiv i madh në merkato i Barcelonës nuk do të bashkohet me katalanët për shkak të problemeve financiare që po përballet klubi spanjoll. Manchester City ka vendosur ta shpallë futbollistin të pashitshëm në këtë moment, pasi kanë mbetur vetëm dy javë nga mbyllja e merkatos.

Megjithatë, në garë për portugezin është futur PSG, që ka paraqitur një ofertë prej 59 milionë stërlinash.

Dëshira e lojtarit ishte Barcelona, por me daljen e klubit spanjoll nga gara,  opsioni i vetëm për portugezin është Parisi. 28-vjeçari është shumë i rëndësishëm për Pep Guardiolën dhe këtë tekniku e ka pranuar gjithmonë, duke shpresuar në qëndrimin e tij në “Etihad”.

Silva është pjesë e Man. City-t që prej vitit 2017 dhe në sezonin e fundit në Premier League portugezi luajti 35 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për Silvan, i cili në dy ndeshjet e para ka luajtur vetëm 39 minuta.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...