Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Barcelona e Interi me pikë të plota, Napoli mposht Liverpoolin

Barcelona dhe Interi kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Grupin B, pasi kanë fituar ndeshjet respektivisht kundër Tottenhamit dhe PSV-së dhe kanë shkuar në krye të grupit me nga 6 pikë.

Katalanët triumfuan me rezultatin 2-4 në “Wembley”, me gola të Coutinhos, Rakitiç dhe Messit dy herë, ndërsa për vendasit shënuan Kane dhe Lamela, por pa mundur të ndryshojnë rrjedhën e takimit.

Nga an tjetër zikaltrit e panë veten në disavantazh në Holandë, që në minutën e 27’, kur Rosario shënoi për vendasit, por skuadra e Spallettit reagoi dhe rigjeti baraspeshën në minutën e 44-t, kur shënoi Radja Nainggolan.

Në 45-minutëshin e dytë, konkretisht në minutën e 60’ ishte kapiteni Mauro Icardi ai që shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për milanezët, ndërsa PSV iu afrua disa herë golit të barazimit, por Handanoviç ishte në lartësinë e detyrës.

Aktualisht në këtë grup Barcelona dhe Interi janë në krye me nga 6 pikë, ndërsa Tottenham dhe PSV nuk kanë asnjë pikë pas dy ndeshjeve të para, por dy takimet e ardhshme do të impenjojnë dy herë kryesueset përballë njëra-tjetrës, dhe anglezët do të përballen dy herë me PSV-në, për të rikuperuar pikët e lëna.

Edhe në grupin A Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund morën fitoret e radhës, duke shkuar në kuotën e 6 pikëve të dyja dhe duke lënë Monacon dhe Club Bruggen pa asnjë pikë, pas dy ndeshjeve të para. Spanjollët mposhtën sot belgët e Club Brugge me rezultatin 3-1, ndërsa Dortmundi triumfoi ndaj Monacos me rezultatin e pastër 3-0.

Në grupin C Napoli arriti të shënojë në minutat e fundit një gol me anë të Lorenzo Insignes dhe të mposhtë Liverpoolin me rezultatin minimal 1-0, duke marrë 3 pikët dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë me 4 pikë.

Llogaritë në këtë grup janë të pamundura, pasi krahas Napolit dhe Liverpoolit, në garë për kualifikim është edhe PSG-ja, e cila shkatërroi sot me rezultatin 6-1 Crvena Zvezdën.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...