Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona e Koemanit start mbresëlënës, Ansu Fati “ylli” i mbrëmjes

Roland Koeman e ka shndërruar katërcipërisht Barcelonës. Ekipi “blaugrana” u shfaq i frikshëm në ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e holandezit (kishte fituar tri teste miqësore përballë emrave modestë si Gimnastic, Girona dhe Elche), duke fituar thellë 6-0 ndaj Villarrealit. Me Griezmannin sulmues të parë, Messin të lirë për të lëvizur në gjithë fushën dhe me një Ansu Fati të papërmbajtshëm, Barça nuk jepte pika referimi sa i përket lojës sulmuese, duke shkaktuar kaos në mbrojtjen e kundërshtarit.
Çerek ore lojë iu nevojit Barcekonës për të gjetur golin e parë, që lindi nga një top i gjatë i nisur për Jordi Albën, i cili asistoi në qendër Ansu Fatin, goditja e befasishme e të cilit vetëm mund të shoqërohej me sy nga Asenjo teksa përshëndeste rrjetën.
Vetën dy minuta më vonë, 17-vjeçari u gjend i lirë në zonë i shërbyer nga Coutinho për të shënuar golin e dytë.
Talenti i “blaugranave” dhe i përfaqësueses spanjolle fitoi 11-metërsh në minutë ne 35-të, që e shndërroi në gol Lionel Messi. Para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të shveshjes kishte kohë edhe për autogolin e Torres, në tentativë për t’i hequr mundësinë e shënimit Busquest, që për çudi në atë çast u gjend para portës në rolin e sulmuesit.
Ne pjesën e dytë Villarreali u fut në fushë më i organizuar në fazën mbrojtëse, me Barcelonën që e uli disi ritmin. Trajneri Koeman u dha më pas mundësinë e aktivizimit Pedrit, Trincaos dhe Dembelesë, duke i shtuar freski skuadrës, gjithsesi, me gjithë rastet e krijuara nuk pati ndryshim rezultati.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...