Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Barcelona ëndërron rikthimin e Messit, vjen “kundërpërgjigja” e PSG-së

Lionel Messi e ka filluar shumë mirë sezonin e dytë me PSG-në. 35-vjeçari numëron 7 gola dhe 8 asiste në të gjithë kompeticionet dhe po i rikthehet gradualisht formës së tij më të mirë.

Te Barcelona ëndërrojnë rikthimin e tij në “Camp Nou”, trajneri Xavi i bëri një ftesë publike që të luajë përsëri me ekipin e zemrës, por te PSG nuk po qëndrojnë inaktivë në lidhje me të ardhmen e “pleshtit”.

Drejtuesit e kampionëve të Francës po përgatitin rinovimin me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, dhe janë gati t’i dhurojnë një kontratë 1+1.

Barcelona i mungon, por Messi po kalon shumë mirë në kryeqytetin francez dhe zgjatja e bashkëpunimit me PSG-në mbetet një mundësi konkrete.

Gjithsesi, palët kanë vendosur të ulen për të biseduar mes tyre pas përfundimit të Kupës së Botës Katar 2022, me kapitenin e Argjentinës që do ketë ide më të qarta rreth së ardhmes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...