Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barcelona falenderon tifozët në Rusi, mërziten në Ukrainë: Mbështetja ndaj rusëve e papranueshme!

Barcelona u rikthye te titulli kampion këtë sezon teksa ia doli t’i rrëmbejë fronin rivalëve të përjetshëm të Real Madrid. Katalanasit si një nga klubet më prestigjiozë në botë, kanë fansa kudo teksa drejtuesit blaugrana nëpërmjet një videoje-mesazhi nga Alejandro Balde dhe Sergi Robert falenderuan ndjekësit e tyre në Rusi.

Por, kjo nuk i ka shpëtuar Shakhtar Donetsk në Ukrainë që nisur nga lufta kundër Rusisë, theksojnë se te Barcelona kanë bërë gabim. Sergei Palkin, shefi ekzekutiv, i klubit ukrainas shprehet se spanjollët nuk mund të tregojnë mbështetje ndaj Rusisë dhe se ju duhet të kërkojnë falje.

Lexo edhe:

“Klubi i futbollit në Ukrainë e sheh me shqetësim video mesazhin e Balde dhe Sergi Roberto ku tregojnë mirënjohje ndaj fansave në Rusi. Shpresoj që te Barcelona të jenë të vëmendshëm se mbështetja ndaj Rusisë në këtë moment është krejtësisht e pavend dhe e papranueshme.

Presim që klubi i Barcelonës ta pranojë gabimin dhe të shmangë situata të ngjashme në të ardhmen”, thuhej në deklaratën e shefit ekzekutiv.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...