Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Barcelona, gati të paguajë klauzolën e Griezmann-it

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 16: Antoine Griezmann of Atletico Madrid celebrates after scoring a goal during Spanish La Liga match between Atletico Madrid and Malaga at Wanda Metropolitano in Madrid, Spain on September 16, 2017. (Photo by Burak Akbulut/Anadolu Agency/Getty Images)

Mediat spanjolle raportojnë se sulmuesi i Atletikos së Madridit Antoine Grizman ka filluar bisedimet me Barcelonën, për një transferim të mundshëm. Francezi është në krye të listës së dëshirave të katalanasve në merkaton e Janarit.

26-vjeçari mori oferta deri në 100 milionë euro verën e kaluar, por transferimi i tij ishte i pamundur për shkak se merkato e Atletikos është pezulluar nga FIFA deri në Janar të 2018-ës. Futbollisti rinovoi Qershorin e shkuar kontratën me Atléticon e Madridit, që në teori do të ketë shërbimet e lojtarit deri në vitin 2022, me klauzolën e shitjes që nga 200 milion euro, tashmë është përgjysmuar në shtator.

Mungesa e harmonisë mes lojtarit dhe klubit reflektohet edhe në deklaratat publike të numrit një të shoqërisë madrilene. Presidenti i “Los colchoneros”, Enrique Cerezo, iu kundërpërgjigj gazetarëve, duke i akuzuar se nuk arrijnë të kuptojnë notat e humorit të Grizmannit, por pavarësisht deklaratës së tij, nuk është sekret se marrëdhënia ndërmjet sulmuesit dhe skuadrës së Simeones është e tensionuar.

Sezoni 2017/18 nuk e ka gjetur në lartësinë e viteve të mëparshme lojtarin francez, i cili ka shënuar vetëm 2 gola deri në javën e 11-të të kampionatit spanjoll. Përveç Barcelonës që mendohet të ketë nisur negociatata me përfaqësuesit e sulmuesit, edhe Manchester United-it është përfolur se është i interesuar për të nënshkruar me 26-vjeçarin.

Çelësi i marrëveshjes është arritja e një kompromisi me Atléticon, që mesa duket nuk ka ndërmend të marrë parasysh asnjë ofertë nën shifrën e klauzolës së shitjes, por blaugranat besohet se janë gati të ofrojnë 100 milionë eurot e domosdoshme për transferimin e asit francez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...